24.4 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Shukri Buja nderon përvjetorin e Komandant Kumanovës dhe dëshmorëve të Brigadës 121

- Advertisement -

Sot, Shukri Buja, kandidat për kryetar të Lipjanit nga PDK, së bashku me Xhemajl Jasharin, vëllain e heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova dhe ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, nderuan përvjetorin e përjetësisë së Komandant Kumanovës dhe dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës mbeten një faqe krenarie dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme, duke reflektuar përkushtimin ndaj lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ky homazh shpreh respektin e thellë për sakrificën e tyre sublime dhe kujton detyrimin e vazhdueshëm ndaj atdheut dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK-ja thekson përkushtimin e saj ndaj historisë dhe sakrificës së dëshmorëve, viktimave civile, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së, duke u përkulur me nderim para veprës së tyre.

Lavdi Komandant Kumanovës!
Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Të ngjashme

Të fundit