Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim frymëzues me vajzat dhe gratë e Lipjanit, ku është theksuar roli i tyre i pazëvendësueshëm në zhvillimin e komunës dhe në programin e tij zgjedhor.
“Idetë dhe zëri i tyre janë thelbësore për programin tonë dhe për ekipin që do të qeverisë me përgjegjësi. Ato do të kenë rol të fuqishëm në vendimmarrje, në fuqizimin social e ekonomik, si dhe hapësirë të vlerësuar në listën tonë garuese për Kuvendin Komunal,” tha Buja.
Ai shtoi se në mandatin e ardhshëm, gratë do të kenë rol të rëndësishëm edhe në ekzekutivin komunal, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tyre si garanci për fitore dhe zhvillim gjithëpërfshirës.
“Me ne, fitorja është e grave,” përfundoi Buja.
https://www.facebook.com/share/p/1BUGhNUqtt/