16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Shukri Buja mbyll fushatën në Lipjan, qytetarët mbushin rrugët për të mbështetur kandidatin e PDK-së

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, mbajti tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të së dielës.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, rrugët e qytetit janë mbushur me përkrahës të Bujës, të cilët kanë dalë për të shprehur mbështetjen e tyre dhe për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Buja theksoi prioritetet e programit të tij për Lipjanin, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimet për qytetarët, si dhe bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 12 tetorit.

Të ngjashme

Të fundit