Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë sot përkrahjen e avokatëve të njohur nga Gadimja, Fidan dhe Arian Hetemi.
“Mbështetje e palëkundur për vizionin tim për Lipjanin”, ka deklaruar Buja, duke theksuar se bashkë me profesionistë të tillë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për komunën.
“Lipjani i zhvillimit dhe i drejtësisë është i mundshëm, me punë dhe përkushtim”, ka shtuar ai.