29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Shukri Buja i kthehet garës për kryetar të Lipjanit

- Advertisement -

Shukri Buja, i është rikthyer garës për të marrë drejtimin e Komunës se Lipjanit.

Kjo u bë e ditur nga Hysni Rizani, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur kandidaturën e Shukri Bujës për kryetar të Komunës së Lipjanit.

“Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me propozimin tim dhe me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht z. Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga Partia Demokratike e Kosovës. Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme. Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit