31.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Shukri Buja forcon ekipin me një mjeke: Me të nuk krenohet vetëm PDK-ja, por edhe Kosova

- Advertisement -

Kryetari i degës së PDK-së, njëherit kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar doktoreshën Egzona Bytyqi si përforcim të rëndësishëm të ekipit të tij politik, duke theksuar se me të nuk krenohet vetëm partia, por edhe e gjithë Kosova.

Egzona Bytyqi, specializante në vitin e fundit në Klinikën e Onkologjisë, është vlerësuar për përkushtimin profesional dhe ndjeshmërinë e saj humane.

Ajo ka qenë pjesë aktive e jetës institucionale në Lipjan, duke shërbyer si asambleiste në Kuvendin Komunal nga radhët e PDK-së, ku është shpallur disa herë si gruaja më aktive dhe më kontribuese.

Postimi i plotë:

Egzona Bytyqi: krenari për Lipjanin, për PDK-në dhe për Kosovën!

Doktoreshë e Mjekësisë, specializante në vitin e fundit në Klinikën e Onkologjisë, Egzona është formuar jo vetëm si profesioniste, por edhe si një figurë humane, me ndjeshmëri të thellë për çdo sfidë që prek shëndetin dhe jetën e njerëzve tanë.

Por ajo nuk është ndalur me kaq. Me përkushtim të palëkundur, Egzona ka dhënë zërin e saj në Kuvendin Komunal të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ku është shpallur disa herë gruaja më aktive dhe më kontribuese në jetën institucionale.

Egzona nuk është vetëm një emër, por ajo është shembulli më i mirë se si duken kuadrot e përgatitura, të ndershme dhe me vizion të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me Egzonën, nuk krenohet vetëm PDK, por e gjithë Kosova!

Jam krenar që PDK po i përgatitë dhe po i promovon kuadro të denja për nesër, për qeverisjen lokale, si dhe për institucionet shtetërore. Ky është vizioni ynë: të ndërtojmë një Kosovë që udhëhiqet nga njerëz të dijes, të vullnetit dhe të vlerave.

Sot, ajo rikandidohet për të tretën herë në Kuvendin Komunal jo për pozitë, por për mision. Një mision që lidhet me qytetarin, me shëndetin, me të ardhmen!

Të ngjashme

Të fundit