- Advertisement -
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj stafit dhe bashkëpunëtorëve për surprizën që i kanë bërë me rastin e ditëlindjes.
“Jam thellësisht mirënjohës për surprizën dhe urimet që më bëtë sot me rastin e ditëlindjes. Gjesti juaj i sinqertë, atmosfera e ngrohtë, si dhe fjalët e mira janë dhurata më e bukur që mund të marrë njeriu nga bashkëpunëtorët e tij,” tha Buja.
Ai shtoi se ndihet me fat që ka një staf të përkushtuar që i qëndron pranë çdo ditë.
“Faleminderit stafit tim të mrekullueshëm për kujdesin, respektin dhe përkrahjen që tregoni çdo ditë. Me shumë respekt e mirënjohje!”, përfundoi kandidati për kryetar të Lipjanit.