Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka falënderuar fshatrat e Lipjanit për siç shprehet “mbështetjen e fuqishme” që po i japin.
Buja thotë se fitorja është shumë afër, teksa shton se është “koha e PDK-së për Lipjanin”.
“Faleminderit qytetarëve të Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për përkrahjen e fuqishme, si dhe për besimin në vizionin tim për Lipjanin! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja, krahas fotografive të publikuara.
Postimi i plotë: