Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takime me Shtabin e PDK-së në Dobrajë dhe Rufc të Ri, ku është diskutuar për organizimin dhe mobilizimin e elektoratit për zgjedhjet e 12 tetorit.
Buja tha se këto dy fshatra kanë qenë qendra të investimeve me miliona euro gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të komunës, dhe premtoi se investimet do të shtohen ndjeshëm në mandatin e ardhshëm.
“Së bashku me Albulenën, Agonin dhe Liridonin, kandidatët për Asamblenë Komunale nga këto fshatra, do t’i kthejmë këto vende në bastione të PDK-së”, deklaroi Buja.