22.1 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Shukri Buja: Diaspora thërret, fitorja jonë është e padiskutueshme!

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka pritur në takim disa aktivistë të PDK-së të cilët jetojnë në diasporë.

Ai ka thënë se ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga diaspora, duke u shprehur i bindur se do të fitojë më 12 tetor.

“Hekuran Aliu Helbron, ish-kryetar i Nëndegës së RDK-së në Gadime dhe aktivist i shquar, tani në mërgim, më shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për ekipin tonë dhe vizionin tonë për zhvillim. Skender Gashi dhe Nergjivana Shala Gashi nga Namur, Belgjikë, pas 33 vjetësh në mërgim, rikthehen me entuziazëm për të treguar se dashuria për vendin dhe për ndryshimin nuk shuhet kurrë. Përkrahja e tyre për mua dhe PDK-në është e fuqishme dhe e vendosur, së bashku me familjet dhe miqtë e tyre. Blerim Qerimi, ish-aktivist i shquar i PDK-së dhe ish-kryetar i Nëndegës në Vrrelle e Magurë, pas 13 vjetësh në Dortmund, vizitoi degën e PDK-së për të shprehur mbështetjen e tij të palëkundur dhe të fuqishme për fitoren tonë. Ky angazhim i mërgatës tregon qartë: PDK dhe unë, jemi zgjedhja e fuqishme e qytetarëve: bashkë drejt fitores!”, ka shkruar Buja në “Facebook”.

May be an image of 3 peopleMay be an image of 3 people

Të ngjashme

Të fundit