Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se “edukimi i fëmijëve nuk mbaron vetëm në bankat e shkollës”.
Buja deklaron se në programin e tij ka paraparë që çdo fëmijë në Lipjan të mësojë edhe notin.
“Do të ndërtojmë pishina shkollore moderne, jo vetëm në qytet, por edhe në Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë të Madhe, Gadime dhe Sllovi.
Ato do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, përmes transportit të organizuar nga komuna”, shprehet Buja.
“Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë”, ka deklaruar Buja, krahas pamjeve të publikuara.