6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Shuhet në moshën 54-vjeçare vajza e Elvis Presley-t

- Advertisement -

Ndërron jetë Lisa Marie Presley, muzikante dhe vajza e vetme e legjendës së Rock ‘n’ Roll-it, Elvis Presley. Njoftimi është bërë nga nëna e saj, Priscilla Presley, e cila e çoi me urgjencë në spital.

Marie Presley ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Ajo pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj në periferi të Los Angeles.

Lisa Marie Presley ka lindur në vitin 1968 dhe është pronare e rezidencës së babait të saj Graceland në Memphis, një atraksion popullor turistik. Ajo ishte 9 vjeç kur Elvis vdiq.

Karriera e saj muzikore filloi me një album debutues të vitit 2003 “To Whom It May Concern”. Ajo u pasua nga “Now What” e 2005-ës, dhe të dy arritën në top 10 të tabelës së albumeve Billboard 200.

Të martën nënë e bijë, Lisa Marie dhe Priscilla Presley morën pjesë në ceremoninë e Golden Globes në Beverly Hills.

Klan News

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit