Aktorja Robyn Griggs, e njohur më së shumti për rolet në telenovelat “Another ëorld” dhe “One Life to Live” ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije një mik i saj. Aktorja kishte zbuluar më parë se ishte prekur nga kanceri i qafës së mitrës.
“Përshëndetje të gjithëve. Me zemër të rëndë, jam i pikëlluar të njoftoj vdekjen e Robyn. Megjithatë, ajo nuk po vuan më dhe do të donte që ne ta kujtojmë atë dhe kujtimet e mira. Nuk do ta harroj kurrë se sa e hapur ishte ajo për të treguar historitë e saj dhe pranoi që unë ta ndihmoja ta tregonte atë.”

Ajo dokumentoi betejat e saj shëndetësore gjatë dy viteve të fundit në rrjete sociale. Në korrik, ajo postoi një përditësim ku mes të tjerash thoshte: “Kam 4 tumore të reja. 2 tumore të reja në mëlçinë time, një në muskulin e barkut dhe një i madh në nyjen limfatike në anën e djathtë.”
