23.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Shuhet KF Opoja, i ashpër reagimi i ish-kapitenit

- Advertisement -

Futbolli kosovar mbeti pa një skuadër.

KF Opoja ka pushuar aktivitetet, pasi nuk mundi t’i përballonte shpenzimet financiare.

Ish-kapiteni i këtij ekipi, Ditëlind Reshiti, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shprehur keqardhje për këtë realitet, teksa ka dhënë disa arsye që sipas tij e kanë krijuar një situatë të tillë.

“Sot para 9 viteve kanë filluar punimet ne stadiumin e Dragashit. Këto punime mbaruan këtë vit. E pikërisht sot, në kohen kur stadiumi duhet te gëzohet nga futbollistët opojanë, lajmi sportiv i ditës është shuarja e klubit” ka shkruar Reshiti.

“Ka gati një vit që unë nuk jam pjesë e klubit. Nga shtatori i vitit të kaluar, ‘talentat’ të cilët e moren ekipin e gatshem në Ligën e Dytë, më thanë se nuk na duhesh, ne e dimë si shkojnë këto punë, trajneri më tha ‘po përzihesh shumë, e disa shokë të ekipit, të cilëve si duket u kishte penguar prezenca ime, u gezuan”, vazhdon reagimin ish-kapiteni

Megjithatë sipas Rashitit, fundi për askë nuk rezultoi i mirë.

“Askujt s’i doli mirë. Unë fitova peshë se e lash futbollin, ‘talentat’ u futën në borxhe nga keqmenaxhimi, trajneri mbeti pa mbështetje, e shokët e ekipit mbetën pa lekë e pa ekip.

Unë jam krenar se për kohën sa kam qenë pjesë e KF OPOJA, klubi kishte vetëm ditë të mira. KF OPOJA do të ekzistojë gjithmonë për mua”, përfundon shkrimin e tij futbollisti që dikur ishte pjesë e këtij klubi.

Opoja edicionin e fundit nuk arriti të mbijetojë në Ligën e Dytë, kurse tani kur ka nisur kampionati i ri dhe kjo skuadër duhej t’i zhvillonte ndeshjet në Ligën e Tretë, aktiviteti i tyre ka pushuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit