Ikona e modës André Leon Talley ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.
Ish drejtori kreativ i Vogue u nda nga jeta këtë të martë për shkak të disa komplikacioneve nga Covid, lajmi u konfirmua nga miku i tij më i afërt Yvonne Cormier.
Talley ishte një pioneer në industrinë e modës dhe si një njeri me ngjyrë punoi fort për të sjell një frymë të re për artin dhe të bukurën, i njohur për komentet thumbuese, veshjet e tij ekstravagante, kapelet të cilat ishin aksesori që përdorte shpesh. Karriera e tij filloi në Vogue dhe më pas shkëlqeu në shumë nga revistat më të njohura për fashion.
Të shumtë ishin miqtë, koleg dhe emra të njohur të modës që shprehen ngushëllimet për artistin.