Cesar Azpilicueta do të jetë lojtar i Chelsea edhe për dy vite të tjera.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i ‘Bluve të Londrës’, në faqen e tyre.
Mbrojtësi së fundmi ishte i lidhur me një largim drejt ‘Camp Nou’, por ai zgjodhi të rinovojë me ekipin londinez.
Spanjolli do të jetë lojtar i ‘Stamford Bridge’ deri në qershorin e vitit 2024.