10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Shtyhet seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

- Advertisement -

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë dalur përballë trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ata dyshohen për spiunazh për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha theksoi se klienti i tij nuk do të deklarohet në seancën e sotme.

“Kam nevojë të marr aktakuzën me vete, m’e lexu, e tek pastaj të deklarohem lidhur me fajësinë apo pafajësinë”, i është drejtuar Shabani avokatit të tij.

Kësisoj, seanca u shtye për 17 mars.

Kujtojmë se në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në shkurt të 2025-s, u ngrit aktakuzë ndaj Shabanit dhe Qerimit, për veprën penale “Spiunazh”.

Ata dyshohet se i kanë dhënë informacione Shërbimit Sekret Serb (BIA), mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.

Të njëjtit dyshohet se kanë zhvilluar takime fizike në Serbi me zyrtarë të lartë të BIA-s dhe një ish-komandant të Policisë së Serbisë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në njërën nga masakrat që ishte kryer në Kosovë gjatë luftës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit