Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar në Kuvend për mungesën e deputetëve.
Ai i nervozuar me mungesat e tyre dhe mungesën e kuorumit, ka kritikuar deputetët për papërgjegjësi.
“Qysh po e shohë këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu”, tha Konjufca, i cili edhe javën e kaluar pati probleme me kuorumin e deputetëve.
Pas këtij momenti seanca e cila ishte paraparë të niste në ora 10:00, është shtyrë për në 12:30.
Konjufca për këtë ka fajësuar deputetët e partisë së tij duke thënë se “mazhoranca s’po mund t’i mbledh deputetët”.