Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë do të kthehen në bankat shkollore më 19 janar 2026. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për ciklin 6–9 është shtyrë për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes qendrore.
Lajmi është bërë i ditur nga menaxhmenti i shkollës përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku thuhet se kushtet aktuale nuk lejojnë zhvillimin normal të mësimit.
Kjo është shtyrja e dytë e gjysmëvjetorit, pasi fillimisht mësimi ishte planifikuar të niste më 8 janar, por u vonua për shkak të vërshimeve pas reshjeve të fundit.






