Ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar për të enjten, 12 tetor, tashmë zyrtarisht është shtyrë.
Kjo, për shkak të situatës në Izrael, UEFA ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet që është dashur të zhvillohen në këtë vend në javët e ardhshme.
“UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraelit mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar UEFA.
Ndërkaq, ende nuk është vendosur për ndeshjen e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit.