Klubi i Arsenalit ka njoftuar se është vendosur për shtyrjen e ndeshjes ndaj PSV Eindhovenit, në Ligën e Evropës.
Londinezët njoftuan se kjo shtyrje vjen pas bisedimeve mes klubit, Policisë Metropolitani dhe UEFA-s.
Shtyrja e ndeshjes vije pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Our @EuropaLeague fixture with PSV has been postponed.
— Arsenal (@Arsenal) September 12, 2022
Ndeshja mes Arsenalit dhe PSV-së ishte e paraparë që të zhvillohet më 15 shtator, në “Emirates Stadium”.
Arsenali njoftoi se informacionet tjera, lidhur edhe me ndeshjet tjera, do t’i bëjë të ditura në vazhdim.