Është shtyrë ndeshja në mes të FC Drita dhe KCF Suhareka për shkak të angazhimeve të klubit nga Gjilani në arenën ndërkombëtare.
Me këtë rast, presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, i ka uruar suksese FC Dita në përballjen kundër Legia Warsaw në kuadër të Conference League.
“Të dashur tifozë të FC Suhareka, ndeshja jonë si mysafirë ndaj FC Drita, e planifikuar për javën e tretë, do të shtyhet për shkak të angazhimeve të Dritës në Play-Off të Conference League. Ne i dëshirojmë FC Drita suksese në ndeshjen e kthimit kundër Legia Warsaw. Për momentin, Drita po na përfaqëson të gjithëve në Evropë dhe shpresojmë që të sjellin një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme. Për ty, Suharekë!”, ka shkruar presidenti Aliaj në Facebook.