Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se për shkak të kushteve të rënda atmosferike dy ndeshjet e javës së 15-të të Albi Mall Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini
“Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, reshjeve të pandërprera të borës dhe terreneve të rënduara dy ndeshjet e javës së 15-të të Albi Mall Superligës: Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, të parapara për t’u zhvilluar sot, shtyhen për ditën e hënë, me datë 27.11.2023 në orën 13.00”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Scanner.