Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, në emisionin “Click” në RTV21 analizoi raportin e Kosovës me SHBA-në.
Ai fillimisht tha se presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të merret sërish me Kosovën, por sipas Shtunit, Kosova duhet të zgjohet nga vetë-hipnoza.
“Në radhë të parë duhet të krijohet një qeveri, por duke pasur parasysh sjelljen problematike, qasjen vazhdueshme problematike, jo bashkëpunuese që kemi parë nga qeveria e kaluar, duhet që të nxirren mësime. Dhe nëse nuk ka pasur ndryshim dhe vetëdijësim për ndryshimin e nevojshëm në qasje ndaj SHBA-së, atëherë është e kotë që i njëjti kryeministër të pretendojë të vijë në pushtet, sepse do të jetë i pafuqishëm në një situatë ku thjesht do të vazhdojë ta mbajë peng Kosovën. Duhet të ndryshojë qasje, sepse është Kosova që duhet të vijë para, e jo doktrina e tij politike. Nuk është e rëndësishme se çfarë mendon ai në këtë pikë dhe ku ai preferon ta çojë Kosovën, në qoftë se ai nuk arrin një konsensus minimal që të bëjë një qeveri. Ai duhet ta kuptojë situatën në të cilën është dhe duhet të hapë rrugën nëse nuk është i gatshëm të bëjë kompromis. Nuk guxon Kosova të rrijë në vendnumëro”, tha ai.