10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Shtrudël qeveria

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës

Qeveritë që “zhduken” ose fshehen nga syri i publikut përpiqen të evitojnë llogaridhënien dhe të manipulojnë opinionin publik, të shmangin presionin ndërkombëtar dhe/ose të mbajnë një lloj stabiliteti politik të brendshëm.

Ikja nga syri i popullit nuk është një mosparaqitje por është një manovër politike e përzgjedhur për të mbajtur vëmendjen e opinionit publik në segmente krejtësisht sekondare.

Kësisoji, edhe kryeministri ynë publikon më shumë nga takimet e tij elektorale me diasporën sesa nga takimi me zyrtarët e shteteve me të cilët takohet.

Natyrisht, qeveria nuk u pa as në kuvend, as në debate televizive, as në komisione. Ajo nuk u pa në asnjë ballafaqim me opozitën, në asnjë raportim. Nuk po hyj të flasim se ç’informata përmbajnë faqet e ministrive dhe agjensive. Atyre u mungon vetëm t’i shoqërojë edhe radiomuzika për ditë zie, aq të vdekura që janë.

Por është interesante të interpretohet me çfarë është mbushur faqja e kryeministrit.

Me sa duket është zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut i cili vizitoi Kosovën rishtas, ai i cili e ka kuptuar gjendjen në të cilën gjendet kryeministri Albin Kurti: atë të manovrës politike të ikjes, mos-shprushjes.

Dhe për t’a kursyer që kryeministri të “ikë” dhe fshehet nga publiku ai i kishte sjellë vafël dhe shtrudël vendore nga Luksemburgu, për dhuratë.

Dhe me gjasë, postimi për këtë vizitë në faqen e kryeministrit, është postimi i tij më i saktë në dy mandatet e tij: ai informon qytetarët se ministri i punëve të jashtme i ka sjellë shtrudëll, madje për të fuqizuar autencitet të njohtimit, e shoqëron atë me një foto para ndërtesësë së qeverisë teksa sherbehen nga kutia.

Briliante! Briliante!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit