Për dy muaj çmimi i ndryshoi për 13 euro e 1 cent.
Nga 21 euro e 72 cent sa ishte paraprakisht, ilaçi për hipertension “Sevikare” u bë 34 euro e 73 cent.
Për të njëjtën sëmundje po bari “Lopril” u lirua nga 3 euro e 50 cent në 1 euro e 44 cent.
Krejt këto ndryshime u bën në janar të këtij viti kur u përditësua lista e çmimeve të barnave.
Për ndryshimet me dhjetëra euro më shumë për pacientët që përdorimin e këtyre barnave e kanë të detyrueshëm, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pati një sqarim.
“Kërkoj shumë ndjesë unë kam pas një takim me anëtarët e komisionit ku më janë paraqit disa prej këtyre barnave disa i kam paraqit unë e disa edhe sinjalizuesit dhe për shumicën e tyre e ka pa komisioni që janë disa gabime teknike që po shohim që menjëherë në përditësimin e ardhshëm me i anashkalu këto procedura”, ka thënë Vitia.
Vitia tha se ligji për nivelizimin e barnave do ta stabilizojë tregun.
“Unë kërkoj edhe mirëkuptimin edhe kërkoj falje nga qytetarët sepse këtë vit ka pasur një tronditje të tregut mirëpo ashtu siç po e shohim tash ka qenë një veprim i duhur që kemi qenë stoik që nuk jemi lëkundur pavarësisht edhe kërcënimeve”, ka shtuar Vitia.
Që çmimet do të ndryshojnë në çdo përditësim për shkak të marzhës, e thotë nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha.
“Është normale që do të kemi ulje apo ngritje të çmimeve mirëpo kjo ndodh për shkak të procesit, çmimet e tyre nuk shkojnë sipas dëshirës por bazohen edhe në shtetet e rajonit”, ka thënë Haxhijaha.
Ligji për nivelizimin e çmimit të barnave u miratua në vitin 2023 dhe barnatoret detyrohen që produktet t’i shesin me çmimin e njëjtë. /Dukagjini/






