6.8 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind, Sejdiu: Me këtë trend të rritjes s’mund të ndryshojë struktura ekonomike

- Advertisement -

Rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 15 për qind, është diskutuar sonte në edicionin më të ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova.

Ky vendim po kundërshtohet ashpër nga qytetarët, por edhe bizneset.

E me këtë qasje të hisedarëve të sektorit të energjisë në Kosovë (KEDS, KOSTT, KEK, ZRrE), nuk po pajtohet analisti politik, Dardan Sejdiu.

Ai deklaroi se me këtë trend të rritjes së çmimit të energjisë, s’mund të ndryshojë struktura ekonomike.

“Tash kapacitetet e reja gjeneruese, nuk ka më ‘shkop magjik’.’Shkopi magjik’, ka qenë deri në vitin 2003 deri në vitin 2010-të apo 11-të, kur kemi mundur të ndërtojmë kapacitete me thëngjill pa asnjë kufij. Tash i kemi “Certifikatat e gjelbëra”, që janë certifikata të Bashkimit Evropian për ndërmarrje që eksportojnë produkte e shërbime në Bashkimin Evropian, që duhet t’i plotësojmë disa kritere ambientale, për me pas mundësi me qenë konkurrentë”, tha Sejdiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit