6.8 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Shtrenjtimi i rrymës në Kosovë, Gërxhaliu: Është çmenduri e kohës

- Advertisement -

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë që është paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Në emisionin DPT Fidani, ai ka thën se kjo rritje nuk duhet të ndodhë, dhe se sipas tij, është në dëm të qytetarëve të vendit.

“Është një çmenduri e kohës, që të tentosh të rrisësh çmimin e energjisë elektrike në një kohë kur pasojat e inflacionit e kanë dërrmuar aspektin sociale në Kosovës, është mjaft shqetësuese. E dyta rritja nuk është 15%, por është afër 130%, në vitin 2021 kemi pasë një rritje prej 100%, në vitin 2023 kemi pasë rritje 15%, dhe kjo rritje eventuale do të kemi një rritje të çmimit të energjisë elektrike në 130%”.

“Dua të kthehem tek një krahasim që kemi bërë paga minimale në Zvicër është 6 mijë e 800 franga, paga mesatare në Gjermani është 3 mijë e 570 euro, në Austri paga mesatare është 3 mijë e 700 euro. Zvicerani për energji elektrike paguan 2.7% nga paga, austriaku paguan 4.5% dhe gjermani paguan 5.8%, ndërsa kosovari paguan nga paga minimale 15% që është 540 euro, kur krejt kësaj i shtohet krahasuar me vitin 2020, ku 40 deri në 45 për qind i ke shfrytëzuar për ushqim dhe nevoja elementare, sot kosovarit i shkojnë 60%, dhe lind pyetja se a po jetohet në Kosovë dhe si po jetohet”.

“Kjo ngritje e çmimit duhet të analizohet në aspektin social dhe në aspektin ekonomik. Në aspektin social teknikisht do ta vështirësojë frymëmarrjen dhe jetën normale të qytetarëve të Kosovës, dhe në aspektin ekonomik do të jetë e pamundur që prodhimet e Kosovës, pra Made in Kosova, të jenë konkurrente në tregun rajonale dhe evropian”, ka thënë Gërxhaliu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit