19.2 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Shtrenjtimi i rrymës: LDK paralajmëron se do ta thërras në raportim bordin e ZRrE-së, pasi të konstituohet Kuvendi

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka paralajmëruar se sapo të konstituohet Kuvendi, grupi parlamentar i kësaj partie do ta thërras në raportim bordin e ZRrE-së.

Në një shrkim në Facebook, ai ka thënë se bordit do t’i kërkohet që ta revokojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisëë.

“Sapo të konstituohet Kuvendi, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të thërrasë në raportim bordin e ZRRE-së. Do të kërkojmë që urgjentisht ky bord ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%.

Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit