Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka paralajmëruar se sapo të konstituohet Kuvendi, grupi parlamentar i kësaj partie do ta thërras në raportim bordin e ZRrE-së.
Në një shrkim në Facebook, ai ka thënë se bordit do t’i kërkohet që ta revokojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisëë.
“Sapo të konstituohet Kuvendi, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të thërrasë në raportim bordin e ZRRE-së. Do të kërkojmë që urgjentisht ky bord ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%.
Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual” – ka thënë ai.
Postimi i plotë: