Deklarata e kryetarit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, që qytetarët të cilët janë të pakënaqur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, të gjejnë rrymë më lirë dhe të blejnë diku tjetër, shkaktoi valë reagimesh dhe pakënaqësish. Një numër i qytetarëve, thonë se faturat aktuale janë të papërballueshme dhe shtrenjtimi edhe për 15% të tjera do të jetë goditje për ekonomitë familjare.
“Unë 300 euro kam pagua energji elektrike për muajin e kaluar rritja edhe prej 15%, është shkatërrim. Nuk ka shpjegim tjetër përveç mafia energjetike
“Morë është e papërballueshme, ku janë qeveria ku është kryeministrti”, tha një qytetar.
“Kjo është Kosova jonë”, tha një qytetar tjetër.
Me shtrenjtimin e energjisë elektrike, do të çmimi edhe i produkteve esenciale nëpër dyqanet e Kosovës, kanë vlerësuar njohës të çështjeve ekonomike. Në kundërshtim të rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga ZRrE-ja, iniciativa qytetare e grupit “Asnjë cent ma shumë”, bëri të ditur se me 4 ose 5 prill do të mbahet një protestë gjithë popullore.
“Ne si shoqëri civile nuk mund të rrimë duar kryq dhe të shohim. Kemi marr mbështetje qytetare dhe me 4 ose 5 prill do të mbahet një mbështetje gjithë popullore. Por, zëri ynë s’do të ndalet me kaq ne do të zhvillojmë edhe aksione të tjera deri sa të arrihet qëllimi dhe të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.”, tha për rtv21 Luan Hasani, iniciativa “Asnjë cent ma shumë”
Në anën tjetër në vitin 2024 një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka detyruar ZRrE-në që të kompensoj qytetarët e Kosovës të cilët për vite me radhë kishin paguar energjinë elektrike për qytetarët të cilët jetonin në veri. ZRrE-ja deri më tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje se a ka nisur të zbatohet ky vendim. Megjithatë, zbatimi i këtij vendimi por edhe heqja e TVSH-së prej 8% nga faturat që pranojnë qytetarët po shihet si zgjidhje për gjithë situatën e krijuar.
“Po është zgjidhja e vetme e shpejtë, pra bëhet fjalë për 132 milionë euro që qytetarët kanë paguar për vite me rradhë energji elektrike dhe heqja e TVSH-së prej 8% do ta rregullonte së paku problemin deri në vitin 2026″, tha Agron Demi, drejtor i institutit Atlas.
Nëse energjia elektrike do të shtrenjtohet pas 1 prillit, do të jetë rritja e tretë e çmimit të energjisë gjatë qeverisë Kurti 2 . Ndërkohë, gjatë ditës zëvendësministri i ekonomisë Getoar Mjeku dhe kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu i janë shmangur pyetjeve në lidhje me shtrenjtimin e tarifave për energjinë elektrike