14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Shtrenjtimi i rrymës është padrejtësi që godet veçanërisht gratë

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Shtrenjtimi i rrymës është padrejtësi që godet veçanërisht gratë.

Shtrenjtimi i rrymës nuk është vetëm një barrë ekonomike për qytetarët. Shtrenjtimi ka impakt edhe social.

Kur çmimet rriten, jetët bëhen më të vështira, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, ku gratë ngarkohen me përgjegjësinë kryesore për menaxhimin e buxhetit dhe kujdesin për shtëpinë.

Nëse shikojmë situatën realisht, amviset, gratë që punojnë nga shtëpia, ato që drejtojnë bizneset e vogla ose përballen me detyrat e shumta shtëpiake, ndjejnë më shumë presion sepse një kosto më e lartë e energjisë ua mbyllë derën për mundësi ekonomike dhe përmirësim të kushteve të tyre të jetesës.

Kur faturat bëhen të papërballueshme, ato janë të detyruara të bëjnë sakrifica, të heqin dorë nga nevojat e veta, lehtësirat e amvisërisë dhe mirëqenia vetanake, dhe t’i rrudhin ato në këmbim të mirëqenies së familjes, fëmijëve.

Në vend që qeveria të rëndojë jetën e grave me çmime të larta, duhet të ndërmarrë veprime të guximshme dhe të drejta – të investojë në energji të rinovueshme dhe të transformojë plotësisht menaxhimin e sektorit energjetik.

Është koha për të luftuar kundër kësaj politike që thellon pabarazitë dhe ndikon në mënyrë brutale tek ato që tashmë janë në pozitë të cenueshme – gratë dhe familjet e tyre.

Kjo padrejtësi nuk duhet të tolerohet.

Duhet thënë JO shtrenjtimit të rrymës, JO reduktimeve të energjisë elektrike.

Se si ia bën kësaj pune, është çështje e qeverisë. Sepse qeveria vetëm një punë ka: të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe jo të vështirësojë atë!

#asnjëcentmëshumë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit