Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritikat e tij rreth shtrejtimit të energjisë elektrike nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai ka publikuar disa statuse të tij në Facebook ku pati kundërshtuar shtrejtimin e rrymës në vitin 2017/2018.
Haradinaj ka thënë se kjo do të duhej të ishte përgjigjja edhe sot për kërkesat për shtrejtimin e rrymës.
Këtu keni statusin e tij.
“Qëndrimi im për kërkesat për shtrenjtim të rrymës në dimrin e vitit 2017/2018. Kjo do të duhej të ishte përgjigja edhe ndaj kërkesave të sotme për shtrenjtimin e rrymës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.