8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shtimja ia beson pozitën e drejtoreshës vajzës së dëshmorit të parë në komunë

- Advertisement -

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ia ka besuar pozitën e drejtoreshës së Shëndetësisë, Mimoza Salihu-Qeriqit. Mimoza është bija e dëshmorit të parë të Komunës së Shtimës, Ruzhdi Salihut.

Me krenari e emocione të mëdha mirëprita sot znj. Mimoza Salihu-Qeriqi, bijën e dëshmorit të parë të Komunës sonë, Ruzhdi Salihut, e cila me nder dhe përgjegjësi do të shërbejë si drejtore e re e Shëndetësisë.
Mimoza është e diplomuar në gradën Master në fushën e Ekonomisë dhe Financave në UP dhe na bashkohet falë përkushtimit, përvojës e profesionalizmit të dalluar, duke sjellë ndryshime të mëtejshme pozitive për qytetarët tanë.
Suksese në detyrën e re dhe mirësevjen në Kabinetin tonë, Mimoza. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët”, shkruan Aliu në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit