Nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës – fjalë kjo përzbutëse për ‘sanksione’ – do të shtoheshin nga Bashkimi Evropian kjo do të ishte “goditje e madhe për ne”, ka thënë deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
“Do të ishte shumë e rëndë nëse veç ndodh një gjë e tillë, na dëmton shumë si shtet. Jemi dëmtuar edhe financiarisht shumë dhe masat e shtuara nga BE-ja do të ishte një goditje e madhe për ne”, thotë Bytyqi, siç e citoi “Front Online”.
“Shkurtpamëse” i ka quajtur ajo politikat e ndjekura nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Kjo nuk e shqetëson kryeministrin, jemi mësuar që ai të bëjë gjithçka në krye në veti. I ka dëmtuar në vazhdimësi raportet me aleatet dhe vazhdon ta bëjë. Fat i keq që na ka qëlluar një kryeministër i keq që nuk i intereson sa dëmtohet vendi nga politikat e tij shkurtpamëse”, përfundoi ajo.