KFOR-i ka njoftuar shtimin e trupave në Kosovë, duke përmendur, ndër të tjera, situatën për shkak të zgjedhjeve si një arsye. Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, ky është një rast i parë që nga viti 2007 që KFOR-i merr masa të tilla për shkak të zgjedhjeve
Mehmetaj shtoi se rritja e pranisë së KFOR-it nuk duhet të frikësojë qytetarët, por të shërbejë si një sinjal për të sfiduar udhëheqës si Kurti, për, siç tha ai, t’ia penguar planet anti-demokratike.
“KFOR-i po e shton prezencen e trupave ne Kosove dhe po e permend si arsyje, pos tjerash, edhe situaten per shkak te zgjedhjeve. Kjo duhet te jete hera e pare, se paku nga viti 2007, qe KFOR-i perforcohet me trupa shtese per shkak te zgjedhjeve. Kjo nuk duhet me qene arsye me u frikesu. Sulmuesve te demokracise si Albin Kurti nuk duhet me iu ike po me iu dale perpara, si pengese ne plane anti-demokratike.” – tha ai.
Në këtë kontekst, Mehmetaj ftoi ata që kanë dyshime nëse Kurti duhet t’i besohet sërish karriga e kryeministrit, të përdorin votën e tyre për të ndalur destabilizimin.
“Kjo duhet me vlejte si ri-mendim per secilin qe ka dyshime se a duhet te votohet ky problem i madh i Kosoves. Keta jane frikacake, por e perdorin fuqine qe ia jepni ju per te realizuar planet e pista djallezore. Mos harroni, nje nga synimet me kopile te famekeqit Dobrica Çosiçi, ka qene edhe “lodhja e perendimit me shqiptaret”.” – shtoi Mehmetaj.