Shoqata e Trajnerëve e Futbollit e Republikës së Kosovës (SHTFRK), në bashkëpunim me Federatën e Futbollit e Kosovës do ta organizojë seminarin njëditor me stafet mjekësore të angazhuara në klubet e futbollit. Ky seminar ka për qëllim avancimin e njohurive profesionale dhe shkëmbimin e praktikave të fundit në fushën e mjekësisë sportive.
Ligjërues i seminarit do të jetë Prof.Ass.Dr. Rilind Obërtinca, i cili do të trajtojë në mënyrë të detajuar aspektet më të rëndësishme që lidhen me parandalimin e lëndimeve në futboll.
Seminari do të mbahet më 6 mars, me fillim në orën 9:30 në sallën e konferencave në selinë e FFK-së.
Pjesëmarrja në këtë seminar paraqet mundësinë e vlefshme per përmirësimin e praktikës profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të stafit mjekësor dhe klubeve.
Pjesëmarrja në seminar bëhet përmes e-mailit të shoqatës: [email protected] apo në telefon 383 44 174 180.






