20.5 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Shteti vazhdon ta mbajë “sekret” kontributin e qytetarëve për FSK-në

- Advertisement -

Mjetet e mbledhura për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes Fondit të Sigurisë, vazhdojnë të jenë sekrete. Në lidhje me mjetet e mbledhura informacione nuk kanë as anëtarët e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës. E ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati kërkon që këto para të jenë transparente në mënyrë që të mos lihet hapësire për keqpërdorim.

Një vit që nga themelimi i Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës, i cili ka për qëllim mbledhjen e fondeve nga qytetarët për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Qeveria nuk ka treguar se sa para janë mbledhur në këtë fond.

E një gjë e tillë, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastratit nuk është veprim i duhur, pasi lë mundësi për keqpërdorim.

Informacione për këtë fond nuk kanë as anëtarët e Komisionit për Siguri, ani pse kishin drejtuar pyetje në lidhje me të.

Poashu edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,thonë se nuk dinë rreth shumës së mjeteve të grumbulluara për FSK-në.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave e në Zyrën e Kryeministrit, por nuk ka marrë përgjigje rreth menaxhimit të Fondit për Siguri.

Të ngjashme

Të fundit