13 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Shteti synon ligj të ri për legalizim dhe dorëzim të armëve

- Advertisement -

Tetë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit që parasheh disa afate për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, në programin e synuar legjislativ është listuar hartimi i një të riu për rregullimin e kësaj çështje.

Edhe pse ligji aktual ofron mundësinë që afatet të ripërtërihen ose vazhdohen nga Qeveria, kjo e fundit është përcaktuar për ligj të ri që synohet të finalizohet më 2026.

Derisa sipas shifrave zyrtare llogaritet se kosovarët posedojnë më shumë se 250 mijë armë pa leje, numri i atyre të konfiskuara nga viti në vit lëviz ndërmjet 1500 dhe 2000.

Megjithëse nismë pozitive, koloneli në pension Rrahman Sylejmani vlerësoi se pa adresimin e arsyeve të dështimit të fushatave paraprake, hartimi i një ligji të ri nuk garanton zgjidhje për problemin.

“Nëse e thjeshton një procedurë, nëse dikush i plotëson kriteret dhe ajo armë, normalisht, nuk është përdorur për të kryer ndonjë vepër penale – kjo duhet të analizohet dhe duhet të ekzaminohen të gjitha ato armë – atëherë pa ndonjë procedurë të komplikuar ta kenë të drejtën ta posedojnë atë armë. Qoftë si armë trofe, qoftë si armë gjuetie, qoftë si armë sportive, ka mundësi të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Që ligji i ri të mos mbes vetëm në letër, sipas ekspertit të sigurisë Nuredin Ibishi, pos fushatave informuese, institucionet duhet të krijojnë lehtësira në procedura dhe tarifa, deri në shpërblime, për ata që dorëzojnë dhe legalizojnë armët e paligjshme.

“Përmes edhe shpalljes së ligjit për legalizim edhe fushatës së denjë t’i ftojmë qytetarët që kanë armë ilegale t’i dorëzojnë. Ato që nuk janë për posedim personal t’i dorëzojnë – ato asgjësohen në procedurë – dhe t’u jepet një kundërshpërblim, ngase në atë formë i bindim disi që ata t’i dorëzojnë”, ka deklaruar Ibishi.

Derisa të dy ngrenë shqetësimin se armët pa leje dominojnë në incidente kriminale, ata vlerësuan se legalizimi do të ndikonte uljen e rasteve të tilla dhe në rritjen e sigurisë publike.

Fushata e fundit pesë dhe gjashtë vjet më parë nuk kishte rezultuar e suksesshme pasi vetëm më pak se 3000 armë ishin legalizuar. /Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit