Dinamo e Kievit ka arritur një mision shumë të vështirë, ta kryej me sukses.
Ukrainasit në mes të “Ibrox” të Glasgow-it, kanë triumfuar 2-0, duke eliminuar skocezët e Rangers në shtëpinë e tyre.
Oleksandr Pikhalyonok në minutën e 82 dhe Nazar Voloshyn dy minuta më vonë, vulosën fitoren e kampionëve të shtetit që tash e mbi 2 vjet e gjysëm gjendet në luftë me Rusinë.
Ndeshja e parë mes D.Kievit dhe G.Rangers nuk nxori fitues, pasi u mbyll 1-1.
Me këtë triumf, ukrainasit janë vetëm një kundërshtar larg fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në Play-Off, Dinamo përballet me kampionët e Austrisë, Salsburg.