Jeta sa po shkon e po i bëhet më e vështirë.
Përkujdesjen për bashkëshortin, të cilit ia kishte dhënë fjalën vite më parë se do të jenë bashkë në të mirë e në të keqe, nuk e kursen në as edhe një sekondë.
Në shtëpinë që e ndërtuan me dashuri e përkujdesje,Vjollca Kabashi ka dy vjet që lufton më shumë se kurrëduke sfiduar lodhjen e dhimbjen, derisa burri i sajlufton ndaj armikut të quajtur kancer.
Vjollca Kabashi, në një intervistë për Kiksin Kosova, rrëfeu përtrajtimin që ajo thotë se nuk iu bë si duhet burrit të saj, Fatmir Kabashit, në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit tëPrizrenit të enjten, më 17 prill e deri më 22 prill 2025.
Pas disa ditëve i shtruar në këtë repart, Kabashit iu tha që mund të shkonte në shtëpi, nga vet shefi i repartit, Ismet Baskovski.
Por tash gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Kabashi ka thënë që po ka telashe për ta kontrolluar ngase jeton e vetme, duke qenë se vajza është studente dhe jeton në Prishtinë.
Kanceri përvec shëndetit, ta gërryen edhe xhepin. Për krejt terapitë që burri i saj ka kohë që i ka të domosdoshme për ta mposhtur e për ti rezistuar pasojave të sëmundjes, Vjollca Kabashi, bashkëshortja e tij, ka thënë që i ka paguar nga xhepi i saj.
Të gjitha akuzat që familja Kabashi i ka ndaj Spitalit të Prizrenit, për të cilin pretendojnë se nuk kanë treguar kujdesin e duhur gjatë kohës së bashkëshorti i saj kishte qëndruar i shtrirë aty, kanë ndikuar edhe te vetë ajo.
Kabashi sot, ndonëse me gjithë barën e përkujdesjes që ka për partnerin, përballet edhe me gjendje te rënduar psikologjike të vet asaj. Madje, sipas saj, po i duket gati e pamundur që ta marr veten pas gjithë asaj që ka kaluar.
Ndihmë asaj, thotë t’i kenë dalë vetëm ekipi mjekësor i Kujdesit Shtëpiak në Prizren.
Kabashi kishte vendosur që të gjitha këto akuza t’i drejtoj te Inspektorsti Shëndetësor, mirëpo sipas saj, kjo ishte e pamundur.
Qindra herë, thotë ajo, të ketë provuar të kontaktoi në numrat kontaktues të këtij institucuoni, mirëpo nuk i ishte lajmëruar askush.
Kabashi nuk harroi që të lajmëronte përmes mesazheve edhe Drejtoreshën e Spitalit “Daut Mustafa”, Narqize Arenliu-Hoxhaj, për çdo gjë që i kishte ndodhur në Repartin e Kirurgjisë.
Këtyre akuzave të drejtuara përmes mesazhit, nuk iu lajmërua as drejtoresha Arenliu – Hoxhaj.