Home Lajme Shteti ia refuzon pensionin invalidor një 67-vjeçari i cili nuk flet dhe nuk lëviz

Shteti ia refuzon pensionin invalidor një 67-vjeçari i cili nuk flet dhe nuk lëviz

0
Shteti ia refuzon pensionin invalidor një 67-vjeçari i cili nuk flet dhe nuk lëviz

67-vjeçarit Avdullah Rama, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i refuzoi dy herë aplikimin për pension invalidor.

Rama vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe për përveç kësaj, ai është i palëvizshëm dhe nuk mund të flas.

Për 67-vjeçarin kujdeset bashkëshortja e tij e cila thotë se gjendja e Ramës është shumë e rëndë.

“Vetë duhet me veshë, me dëshë, se nuk po mundet as ulur me nejtë”, – tha ajo për Klan Kosova.

Ajo po thotë se nuk e kupton arsyen pse u refuzuan, kur i duhet krejt e vetme të kujdeset për bashkëshortin.

Ndërsa nga Ministria e Punës i thanë televizionit se Rama u kontrollua nga dy komisione të ndryshme të përbërë nga tre mjekë, por të cilët konstatuan se atij nuk i takon ky pension.

E zgjidhja e vetme është padia në gjykatë për çka bashkëshortja thotë se nuk i kanë mundësitë ta bëjnë.

Exit mobile version