16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Shteti i vë gjobë Gazmend Muhaxherit

- Advertisement -

Zv/Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka ka bërë të ditur se kanë gobitur komunën e Pejës, konkretisht kryetarin Gazmend Muhaxherin.

Bëhet fjalë për dëmtimin e zonës së mbrojtjur.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se kjo gjobë është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës.

“…ku në këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit – vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit”.

Postimi i plotë:

Zero tolerancë ndaj secilit që e shkel ligjin

Dëmtimi i zonës së mbrojtur, ndotja e mjedisit, shkatërrimi i natyrës dhe pronës publike nuk është më e mundur.

Në kuadër të këtyre parimeve, bazuar në nenin 56 paragrafi 2.2 dhe neni 30, paragrafi 1,3 i Ligjit Nr.05/L-087 për Kundërvajtje, kemi shqiptuar gjobën ndaj Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, si dhe ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri.

Kjo gjobë është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës, ku në këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit – vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit.

Bashkëngjitur në vijim mund t’i gjeni dënimet dhe arsyetimet.

https://www.facebook.com/share/p/5EkopCLNWzaxKLCV/?mibextid=oFDknk

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit