20.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Shteti i jep edhe 4.4 milionë për kompaninë Meditech, totali për katër vjet arrin në 80 milionë

- Advertisement -

 

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e cila drejtohet nga ministri në detyrë Arben Vitia ka shpërblyer edhe më një tender prej hiç më pakë se 4.4 milionë euro kompaninë Meditech, në të cilën aksionar është edhe ish drejtori I AKPM-së Arianit Jakupi.

Para pakë ditësh portali Front Online kishte publikuar një hulumtim ku kishte raportuar se më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë katër viteve të fundit kompania farmaceutike ”Meditech”, kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK, raporton Front Online. Periudha e përfitimeve përfshinë vitet 2021 deri në 2025, dhe për nga shuma, kjo kompani renditet ndër përfituesit më të mëdhenj nga buxheti i shtetit në sektorin e barnave.

Sipas dokumenteve të siguruar shihet se për kompania Meditech tenderin prej 4.4 milionë euro e ka fituar për furnizim me Ocrelizumab e që është një ilaç modern biologjik që përdoret për trajtimin e sëmundjes së sklerozës multiple

Sipas dokumenteve të siguruar shihet se kompania Meditech ketë tender e ka fituar për furnizim me 1200 copë koncentrate Ocrelizumab e që sipas një përllogaritje të thjeshtë çmimi për copë i bije mbi 3600 euro.

Të ngjashme

Të fundit