8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shteti ende s’i ka paguar sigurimet e mërgatës

- Advertisement -

Pagesat dhe aplikimin online, e bënë kur hynë në Kosovë, por kompensim nuk morën as pas një muaji.

Mërgimtarët që në vendlindje kishin ardhur në korrik, paratë për policën e sigurimit nuk i dolën në llogari, të paktën deri këtë të enjte.

Qeveria ishte zotuar që t`i mbulojë kostot për makina e motoçikleta për secilin kurbetçi nga 1 janari i këtij viti.

Bashkatdhetarët nuk po e kuptojnë pse po bëhen këto vonesa në inkasim të mjeteve.

Valon Berisha, drejtor i financave në Byronë Kosovare të Sigurimeve, i tha Klanit se vetëm në korrik 128 mijë e 464 vetura kanë marrë policën e sigurimit, e 71 mijë e 50 në gusht.

Që nga fillimi i vitit, gjithsej 307 mijë polica janë lëshuar, por rimbursimi i tyre është përgjegjësi e thesarit të shtetit.

Ministria e Financave as pas tri ditësh nuk ktheu përgjigje rreth vonesave në pagesat e policave të sigurimit për mërgimtarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit