8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë do të ndërtojnë “mur me dronë”

- Advertisement -

Lituania tha më 24 maj se shtetet e Baltikut dhe pesë shtete të tjera të NATO-s, që gjenden në kufi me Rusinë, janë pajtuar që të ndërtojnë një “mur me dronë” për të mbrojtur kufijtë e tyre nga “provokimet”.

Plani për përdorimin e dronëve për mbrojtje gjeti pajtim për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon, teksa po vazhdon lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Ministrja e Brendshme, Agne Bilotaite, njoftoi për planin pas bisedimeve që zhvilloi me homologët e saj nga shtetet Baltike, Estonia dhe Letonia, por edhe nga Finlanda, Norvegjia dhe Polonia.

“Kjo është një gjë krejtësisht e re, një mur me dronë i gjatë nga Norvegjia në Poloni. Qëllimi është që të përdoren dronët dhe teknologji të tjera për të mbrojtur kufijtë tanë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve, BNS.

“Jo vetëm me infrastrukturë fizike, me sisteme të vëzhgimit, por edhe me dronë dhe teknologji të tjera të cilët do të na mundësojnë ne që të mbrohemi kundër provokimeve nga shtetet jomiqësore dhe të parandalojmë kontrabandën”, tha ajo.

Përveç dislokimit të dronëve për të monitoruar vijat kufitare, këto shtete po ashtu do të përdorin sisteme kundër dronëve për të ndalur dronët e armikut.

Ministrja Bilotaite nuk dha ndonjë afat kohor për zbatimin e këtij plani. /REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit