26.5 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Shtetasit të huaj i hynë hajnat në banesë, i marrin kuletën e çelësat e veturës e ikin me veturën e vjedhur

- Advertisement -

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prishtinë rreth orë 19.

Një shtetas i huaj ka raportuar në Policia se dy persona të panjohur i kanë hyrë në banesë dhe i kanë marrë kuletën dhe celësin e veturës.

Pasi i morën celësin e veturës brenda në banesë ankuesit i është vjedhur edhe vetura, ka njoftuar policia.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se dy persona i kanë vjedhur nga banesa portofolin dhe çelësin e veturës, me ç’rast të njëjtit i kanë marr edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme

Të fundit