Një shtetas i Shqipërisë dyshohet se është sulmuar me gurë nga gjashtë persona në Zveçan.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi i sulmuar ka qenë me kamion, me ç’rast i është dëmtuar dera e kamionit, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.