5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Shtet mafioz”: Çka ndodhi me konkursin e ASK-së, tre personave iu thanë se “janë punësuar”, por s’ishin në lista?

- Advertisement -

Tre qytetarë e kanë një ankesë të njëjtë. Kjo lidhet me konkursin e ASK-së për rekrutimin si mbikqyrës në projektin e regjistrimit të popullsisë.

Antigona Kolgeci Ukimeri ka treguar se pasi kishte aplikuar, kishte pranuar një thirrje nga zyra e ASK-së në Prishtinë se është në listën për mbikqyrës.

Krejt situatën e saj, ajo e nis duke thënë: “shtet mafioz, aspak çudi”. Pas disa komunikimeve, e pasi ishte thënë se ajo ka përparësi duke qenë se ka punuar në hulumtime, në fund emri i saj nuk ishte i pranishëm në listë.

“Shtet mafioz ,aspak çudi ! Pas nje aplikimi per projektin e regjistrimit te popullsise pranova nje thirrje nga zyret e Ask-Prishtine, që jeni në listë per mbikqyrës ,mandej me 13 shkurt pranova nje tjeter thirrje nga Ask-Prizren, zotriu thot: Zonja Antigona kemi shqyrtuar dosjen tuaj dhe pyetja jonë është : a jeni e gatshme te vazhduar si mbikeqyres në poziten qe keni aplikuar pasi kane kaluar muaj qe kur keni aplikuar ? Pamë që paskët punuar në regjistrimin e kaluar ne 2011 dhe paskeni përvojë ne hulumtime ,kjo eshte nje përparësi për ju do e keni më të leht dhe ma ceki që tash do jetë me tableta e kane lehtësuar shumë!…Dhe lista u publikua te premten me 23.02 në 15:45 pak pa përfunduar orari , por emri im nuk ishte në list ..! Zhgënjim ,demoralizim mllef e cka të them tjetër!” – ka thënë ajo.

Problem të ngjashëm, ka pasur edhe Gojart Jashari. Ai para pak ditësh në Facebook tregoi se pas aplikimit, në janar i ishte konfirmuar se është përzgjedhur si mbikqyrës në konkursin për regjistrim të popullsisë.

“Ne mes te janarit te ketij viti mora nje telefonate nga ASK te cilet me njoftuan se isha perzgjedhur ne kete pozite. Vec te tjerash nje zonje qe nuk ia di emrin me pati pyetur se edhe pse je pranuar si mbikeqyres “A mund te kalosh si regjistrues nese eshte nevoja?”, gje per te cilen e refuzova.” – ka thënë ai.

Njëjtë, edhe Jashari, emrin e tij s’e ka gjetur në listën e të punësuarve.

“Te premten e pashe qe nuk e kisha emrin ne mesin e te pranuarve. Sot isha ne zyret e Agjencise per sqarim. Nje zyrtare qe fliste me plot arrogance me tha se telefonata ne janar ishte per t’ju pyetur se “Nese perzgjidheni ne poziten e mbikeqyresit, a mund te punoni”?! Cila eshte logjika e kesaj kur vecse e ke shpreh vullnetin me apliku? Sipas saj, vleresimi ishte bere me pas nga nje Komision. Kerkova t’i di piket e mia dhe menyren e vleresimit ndersa zonja vazhdoi me arrogancen e saj duke me thene se s’mund te me jape gje. Madje sipas saj as ankesat nuk do te merreshin parasysh pasi “eshte projekt dymujor”.” – ka shkruar ai.

I shqetësuar me krejt këtë, është shprehur edhe Alban Begolli. Një tjetër qytetar që ndonëse iu tha se është përzgjedhur si mbikqyrës, emrin s’e ka pasur në listën e të punësuarve.

“Të thërrasin në telefon të thonë “Je përzgjedhë si mbikqyrës në Projektin e Regjistimit të Popullsisë, të njoftojmë për hapat e më tutjeshme” Kur del lista përfundimtare, nuk e ke emrin fare. Kërkon sqarime, s’japin madje sillen si me e pas shliru Kosovën…” – ka shkruar ai./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit