16.1 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Shtesat për mjekët specialistë në sektorin publik po vlerësohen të pamjaftueshme

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pagat e mjekëve specialistë të cilët punojnë vetëm në sektorin publik të kenë shtesa deri në 315 euro.

Kjo ngritje, nga Oda e Mjekëve po shihet si stimulim financiar i mirëseardhur.

Por sipas kryetarit të kësaj ode, Pleurat Sejdiu nuk dihet nëse kjo shtesë është e mjaftueshme.

“Shumica e mjekëve që punojnë në sektorin privat, punojnë për të ardhurat financiare. Dhe nëse krahasohet dmth ky 300 eurosh me përfitimet që merr në sektorin privat,nuk është një masë stimuluese që ta lëshojnë sektorin privat edhe të kthehen vetëm në sektorin publik.

E skeptik për efikasitetin e këtij vendimi, po shprehet si njohës i cështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija.

“Ndërkohë përmes një përgjigje elektronike, nga ministria e shëndetësisë, thanë se janë në pritje të të dhënave për interesimin e shprehur nga ana e mjekëve specialistë”, ka thënë Vitia.

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se  janë në fazën fillestare dhe në pritje të të dhënave nga institucionet shëndetësore.

Më ligjin e ri të pagave, koeficienti i pagës bazë të mjekut specialist është 12.

Të ngjashme

Të fundit